Kundër Vardarit për fitore pa gol të pranuar!

Shkëndija përballet të enjten me Vardarin në Çair të Shkupit në takimin e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Ekipi është optimist për rezultat pozitiv, ndërsa kërkohet fitore pa gol të pranuar.

Titulli i kampionit dhe trofeu i Kupës që në fillim të sezonit u shnjestruan si qëllime të Shkëndijës për sezonin aktual dhe në të dyja frontet rival kryesor është Vardari i Shkupit. Deri sa kampionati është një maratonë që do të zgjasë deri në fund të sezonit, Kupa e Maqedonisë përplas Shkëndijën me Vardarin që në fazën çerekfinale. Për këtë arsye futbollistët dhe stafi teknik duken maksimalisht të mobilizuar para përballjes së parë që do të luhet të enjten në Çair të Shkupit, ku Shkëndija ka rolin e vendasit. Të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë dhe se fituesi i përgjithshëm i këtij dueli do të vendoset pas ndeshjes së kthimit, dëshira e të gjithëve është fitore pa gol të pranuar në ndeshjen e parë.

Alimi

Ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Do të jetë takim i vështirë, e dijmë kualitetin e skuadrës së Vardarit, mirëpo besojmë në kualitetin tonë, besojmë se jemi më të mirë dhe mendoj se me një lojë kolektive në fund do të arrijmë rezultat shumë pozitiv që do të na ndihmonte për ndeshjen e kthimit. Kisha apeluar që nesër në stadiumin në Çair të ketë numër sa më të madh të shikuesve, të përkrahin ekipin. Mendoj se pa përkrahjen e tyre është e kotë edhe loja jonë edhe rezultatet. Ata janë lojatëri jonë i 12-të, e kanë dëshmuar shpesh herë dhe besoj se do ta dëshmojnë edhe nesër
, deklaroi mesfushori Armend Alimi.

Trajneri Duro për takimin me Vardarin do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e Marjan Radeskit, që mungoi kundër Renovës për shkak të lëndimit. Prej më herët shkaku i lëndimeve serioze mungojnë kapiteni Hasani dhe Juffo, ndërsa gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për të dhënë më të mirën.

Përballja Shkëndija-Vardari luhet të enjten në stadiumin në Çair të Shkupit, me fillim në orën 13:00.

Stervitje-Meti

Lista e 19-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Vardarin:

Marko Jovanovski, Enes Azizi, Egzon Bejtullai, Karlinjo Rech, Artim Pollozhani, Ardian Cuculi,  Sedat Berisha, Xhelil Abdulla, Muhamed Useini, Armend Alimi, Besir Demiri, Bllagoja Todorovski, Ennur Totre, Stenio Zhunior, Besart Ibraimi, Bojan Vruçina, Hristijan Kirovski, Marjan Radeski dhe Shpend Asani.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.