Krivak: Me Renovën kthehemi te fitorja

No image

Mbrojtësi sllovak është i bindur se skuadra shpejt do kap ritëm të gjatë të fitoreve, ndërsa paralajmëron tre pikë ndaj Renovës.

Shkëndija hyn në fazën e fundit të përgatitjeve për sfidën e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, kur të dielën në Tetovë luhet derbi lokal përballë Renovës. Kuqezinjtë pas barazimit me Rabotniçkin vëmendjen e kanë kthyer kah dueli që pason dhe futbollistët po karikohen për të marrë tre pikët e rradhës. 

Në takimin me Renovën besoj të kthehemi te fitorja. Jemi të vetëdijshëm se kemi lëshuar goxha pikë si vendas dhe jemi duke punuar që kjo mos të përsëritet”, thotë mbrojtësi sllovak, Jan Krivak.

Sipas tij çdo pikë ka vlerë kapitale në luftën për titullin kampion dhe kuqezinjtë janë duke punuar maksimalisht që të ecin sipas planit dhe objektivave.

Kampionati është i gjatë dhe është normale që në këtë ‘maratonë’ të ndodhin hapa fals. Ju ndodh të gjithëve, madje edhe klubeve më të forta në botë dhe është e qartë se këtë nuk mund ta shmangim edhe ne. Por dihet se kampion del ai që më pak gabon dhe sa më shumë që minimizojmë gabimet, aq më pranë i afrohemi objektivit. Prandaj duke respektuar çdo rival, fillimisht këtë të rradhës, Renovën, të futemi në fushë të japim më të mirën dhe të ecim brenda planeve dhe synimeve që i kemi vendosur vetes”, përfundoi Krivak.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME