Krerët e Federatës së parë të Futbollit të Kosovës vizitojnë KF Shkëndijën

No image

Gjatë ditës së sotme në hapësirat e klubit u realizua një takim mjaft emocionues ndërmjet krerëve të Federatës së parë të Futbollit të Kosovës të vitit 1991 dhe udhëheqësisë së klubit tonë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe udhëheqësia e Shkëndijës së vitit 1992, ndërsa nga krerët e FFK-së së parë të pranishëm ishin nënkryetari Gafurr Kabashi, trajneri Ajet Shosholli, Qemajl Kryeziu dhe Fatmir Bllaca. Vizita u realizua për të rikujtuar ndeshjen e parë të përfaqësueses së Kosovës në futboll, ndeshje kjo që Kosova e zhvilloi ndaj Shkëndijës në vitin 1992 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë.


Të pranishmit në takim me mjaft emocione ngjallën kujtimet e asaj ndeshje historike, ndërsa në fund të takimit, nënkryetari i Federatës së parë të Futbollit të Kosovës Gafurr Kabashi, në emër të Presidentit të FFK-së Agim Ademi, ndau mirënjohje për KF Shkëndijën. Poashtu z. Gafurr Kabashi ndau mirënjohje të veçanta edhe për të parin e Shkëndijës z. Lazim Destani, pastaj për Habil Bexheti, Irfan Xhelili, Ibrahim Kabashi, Nexhbedin Sinani dhe Murat Ameti. Mirënjohje post-mortem u nda edhe për Rametulla Baftiari – Tushi, ndërsa mirënjohjen e pranoi djali i tij Kujtim Baftiari.


Në fund të takimit, në shenjë rikujtimi të ndeshjes së parë të përfaqësueses së Kosovës, të dyja palët u dakorduan që të fillojnë përgatitjet për organizimin e një ndeshje miqësore ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe KF Shkëndijës.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME