Krasniqi | Në Armeni shkojmë për rezultat pozitiv

No image

“Në Evropë nuk ka ndeshje të lehta, na pret duel i fortë me kundërshtar serioz. Kryesia ka bërë veprim shumë të mirë, e kemi shfrytëzuar një ditë pushimi, por edhe jemi stërvitur në Stamboll. Besoj kjo të na ndihmojë të kemi këmbë më të lehta”, thotë mes tjerash Krasniqi. 

Skuadra e Shkëndijës ditën e sotme e kaloi në Stamboll. Menjëherë pas aterimit në metropolën turke, ekipi u vendos në hotel me pushim të obligueshëm për futbollistët. Pas dite skuadra zhvilloi seancë të rregullt stërvitore në kampin e skuadrës Pendikspor, duke mbajtur ritmin e punës sipas planprogramit. Mesfushori kuqezi Endrit Krasniqi ka folur për atmosferën në skuadër dhe pritjet para duelit të ditës së enjte me FC Noah-n e Armenisë në eliminatoret e UEFA Conference League. 

Mendoj se ekipi është i gatshëm. Kemi kryer fazën përgatitore dhe besoj se jemi përgatitur sipas planit, lëndime nuk ka pasur dhe shpresoj që tash në ndeshjen që e kemi në Evropë të tregojmë kualitetin që kemi brenda grupit”, thotë Krasniqi. 

Meshfushori prishtinas ka vlerësuar qëndrimin një ditor në Stamboll, për të shmangur lodhjen nga udhëtimi drejt Yerevanit të Armenisë. 

Mendoj se kryesia ka bërë një veprim shumë të mirë, besoj se e kemi shfrytëzuar një ditë pushimi këtu, por edhe kemi zhvilluar një seancë stërvitore këtu në Stamboll. Shpresoj që kjo të na ndihmojë për të pasur këmbë më të lehta dhe ta materializojmë me sukses këtë”, shtoi numri “10” i Shkëndijës. 

Të mërkurën kuqezinjtë vendosen në Yerevan ku në program kemi konferencë për shtyp dhe seancën zyrtare stërvitore para duelit të ditës së enjte nga ora 18:00 përballë FC Noah. 

Besoj se në Evropë nuk ka ndeshje të lehta, kështu që ne presim një ndeshje shumë të fortë me një kundërshtar shumë të mirë. Besoj se skuadra është e përgatitur të marrë rezultat pozitiv dhe si gjithmonë ne shkojmë për fitore, përfundoi Endrit Krasniqi. 

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT