Krakovia nuk lejon livestream të ndeshjes kthyes

No image

Të nderuar mbështetës të KF Shkëndija.

Në pritje të ndeshjes së kthimit të xhiros së parë eliminatore të Liga Evropës ndërmjet Krakovias dhe Shkëndijës, e cila mund të rezultojë historike për ekipin ‘kuqezi’, me keqardhje ju njoftojmë se nga ekipi vendas Krakovia nuk kemi marrë miratim për realizimin e transmetimit direkt përmes kanalit tonë zyrtar në livestream.com. Nga ana jonë do të bëjmë maksimumin deri në moment të fundit që megjithatë të arrijmë të mundësojmë transmetim direkt nga kjo përballje e rëndësishme, mirëpo vendimi përfundimtar nuk varet nga ne. #mbitëgjitha#Shkëndija

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.