Kontratë profesionale për talentin Dashmir Elezi

No image

Kuqezinjtë shpërblejnë me kontratë profesionale një prej talentëve më të mëdhenj të dalë nga shkolla e futbollit.

Duke ndërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm dhe paralel me vazhdimin e kontratave me futbollistët standard, drejtuesit e klubit mendojnë edhe për talentët e shkollës së futbollit. Në këtë drejtim KF Shkëndija ka firmosur kontratë profesionale me 16-të vjeçarin, Dashmir Elezi.

Bëhet fjalë për një prej talentëve më premtues që ka prodhuar shkolla e futbollit kuqezi, sulmues qendre që gjendet mirë edhe në krahë dhe si gjysmësulmues dhe anëtar i rregullt i përfaqësueseve të reja të Maqedonisë së Veriut. Elezi ka firmosur kontratë për 3 vite e gjysmë, duke u lidhur me kuqezinjtë deri verën e vitit 2024.

“Çdo fëmijë në Tetovë ëndëron një ditë të luajë për ekipin e parë të Shkëndijës dhe jam shumë i lumtur që më jepet rasti të realizoj këtë qëllim. Kjo kontratë më motivon të jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin e kryesisë. Tani më pret shumë punë për të fituar hapsira në formacion dhe për të treguar se meritoj të jem pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës”, tha Dashmir Elezi në prononcimin e tij të parë si futbollist profesionist.

Avansimi i Dashmir Elezit në ekipin e parë është dëshmi për punën e zellshme shumëvjeçare që bëhet me kategoritë e reja të KF Shkëndija dhe meritë e gjithë trajnerëve në krye me drejtorin e Akademisë, Erhan Selimi.

The future is bright 🙌I riu Dashmir Elezi shënoi golin e vetëm të kuqezinjëve në kontrolluesen e sotme me Prishtinën

Posted by KF Shkëndija on Saturday, November 16, 2019

Elezi bëhet futbollisti i rradhës nga shkolla e futbollit që avanson në ekipin e parë, ndërsa mbi 150-të golat e shënuar në kategoritë e reja janë indikacion për të pritur shkëlqimin e një ylli të ri të dalë nga akademia kuqezi.

Related Post