Konferencë për shtyp pas ndeshjes me Valmiera FC

No image

Trajneri Shaqiri menjëherë pas ndeshjes ndaj Valmiera FC ka folur para gazetarëve.

Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen kthyese në Shkup me epërsi prej 2:1, pasi e mbylli me sukses ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Ishte ndeshje e hapur nga të dyja palët, por me kuqezinjtë që ishin më kërcënues ndaj portës kundërshtare, duke krijuar më shumë raste shënimi.

Artim Shaqiri: “E kemi pritur që do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne u përgatitëm ashtu siç duhet. Këtu në Letoni e morrëm atë që e kërkuam, por gjithnjë duke patur parasysh që kundërshtari na krijoi vështirësi. Ne krijuam shumë raste dhe patëm mundësi që të shënojmë katër apo pesë gola me të cilët do të ishim më të qetë përpara ndeshjes së kthimit. Por futbolli është i tillë, ka raste të cilat nuk realizohen, gjë që futbollin e bëjnë edhe më të bukur. Gjithsesi ne do të përgatitemi për ndeshjen kthyese për shkak se asgjë nuk është mbyllur, na presin edhe 90-të minuta tjera në Shkup.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME