Konferencë për shtyp pas ndeshjes me Valmiera FC

No image

Shkëndija kualifikohet në raundin e tretë eliminator të Uefa Ligës së Konferencës, pasi në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup fitoi ndaj ekipit të Valmierës nga Letonia me rezultatin 3:1.

Menjëherë pas ndeshjes para gazetarëve ka folur trajneri Artim Shaqiri, që fillimisht komentoi ndeshjen, e më pas edhe i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Artim Shaqiri: “Fitorja iu takon lojtarëve, pasi që ata e merituan këtë fitore. Ndoshta edhe nuk ishte loja më e bukur e jona, por nuk ngadhënjen gjithnjë vetëm loja e bukur, pasi që në futboll më i rëndësishëm është rezultati. E fatmirësisht ne e arritëm rezultatin e fitores dhe u kualifikuam më tutje.”

Artim Shaqiri: “Në futboll nganjëherë nevojitet edhe fat, e sonte fati ishte në anën tonë. Ne si Shkëndijë kemi krijuar shumë raste, si në këtë ndeshje, po ashtu edhe në Riga para një jave. Fatmirësisht sot realizuam tre gola dhe lirisht mund të them që jam i kënaqur. Në pjesën e parë dhe në fillimin e ndeshjes u treguam shumë ambiciozë, shënuam shumë herët. E njihnim paraprakisht kundërshtarin dhe stilin e lojës së kësaj skuadre, i dinim pikat ku ato mund të na krijonin probleme. Në pjesën e dytë kundërshtari na krijoi probleme në momentin kur bëri zëvendësimet me dy lojtarë ofensivë shtatlartë. Por goli i Florent Ramadanit vendosi gjithçka.”

Artim Shaqiri: “Ndeshja e radhës është kundër AIK-ut të Stokholmit. Unë në karrierën time si futbollist, para afër 23 vitesh, kam luajtur kundër kësaj skuadre. Janë disa kujtime që unë do t’i kujtoj në Stokholm, por këtë radhë unë do të jem në cilësinë e trajnerit. Është ekip që meriton çdo respekt, por brenda në fushë, respekti do të përfundojë sapo të fillojë ndeshja. Kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME