Konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Valmieras

No image

Trajneri Artim Shaqiri dhe kapiteni Ferhan Hasani kanë folur para mediumeve në Letoni për pritshmëritë e tyre nga ndeshja e ditës së nesërme ndaj Valmieras.

Shkëndija të enjten me fillim në orën 17:00 luan ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League. Para ndeshjes, në konferencë për shtyp para gazetarëve folën shefi i stafit teknik Artim Shaqiri dhe kapiteni Ferhan Hasani.

Artim Shaqiri: “Është ndeshje e re që për ne është shumë e vlefshme. Ekipi i Valmieras është një kundërshtar ndoshta i panjohur, por që e kemi analizuar mirë. Ne do të japim më të mirën nga ana jonë që të nxjerrim maksimumin dhe të nxjerrim rezultat pozitiv, pasi që këto ndeshje janë eliminatore dhe kanë vlerën e vet. Ekipi mesiguri do të jep maksimumin dhe do të kryejë detyrat e dhëna nga stafi teknik”.

Ferhan Hasani: “Ndeshja e nesërme do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e raundit të parë. Nëse e bëjmë lojën të cilën e zhvilluam në dy ndeshjet e fundit ndaj FC Ararat, besoj se do të marrim rezultat pozitiv. Është në favorin tonë që ndeshja e parë luhet këtu në Letoni, pasi që në ndeshjen kthyese do të kemi përkrahjen e tifozëve tanë. Bashkë me tifozët besoj se do të sigurojmë kualifikimin në raundin tjetër. E gjithë skuadra është e motivuar për ndeshjen e nesërme dhe me një angazhim maksimal të të gjithëve shpresoj të marrim rezultatin pozitiv dhe më pastaj të presim ndeshjen kthyese në Shkup”.

Artim Shaqiri: “Është normale që shikuesit do të presin futboll të bukur në ndeshjen e nesërme, por për ne më me rëndësi është rezultati. Ndoshta shikuesit edhe mund të mos jenë të kënaqur me lojën sepse futbolli jo gjithmonë luhet për ndeshje të bukur. Them që për ne më i rëndësishëm është rezultati se loja e bukur”.

Artim Shaqiri: “Unë dhe disa lojtarë këtë vit jemi të ri në skuadër, por nga përvoja e Shkëndijës nga viti i kaluar në garat evropiane i kemi analizuar disa momente negative dhe të njëjtat do t’i përmirësojmë, me qëllim që nga ndeshje e nesërme të dalim kokëlartë dhe të kthehemi me rezultat pozitiv”.

Tags

Share Now

About Author

Related Post