Konferenca për shtyp | Beqiri dhe Totre flasin nga Armenia

No image

Trajneri Beqiri dhe kapiteni Totre kanë folur në konferencën për shtyp para duelit të parë me FC Noah.

Shkëndija të enjten në orën 18:00 në Abovyan të Armenisë zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së parë të eliminatoreve të UEFA Europa Conference League përballë FC Noah. Para ndeshjes në konferencën për shtyp folën shefi i stafit teknik Jeton Beqiri dhe kapiteni Ennur Totre. 

…rreth futbollit armen…

Jeton Beqiri: “Ne kemi informacione sa i përket futbollit armen, për shkak se ekipet tona dhe konkretisht Shkëndija disa herë është përballur me ekipe të Armenisë. Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Maqedonisë ka pasur ndeshje me ekipin përfaqësues të Armenisë, por megjithatë këto janë ndeshje specifike, ku bëhen edhe analiza specifike për shkak të ndryshimeve të shumta që ndodhin nëpër skuadra dhe normalisht ne jemi të fokusuar konkretisht në ekipin e Noas dhe kemi respekt maksimal për futbollin armen në përgjithësi.”

Ennur Totre: “Realisht ne kemi pasur edhe para disa viteve disa ndeshje me ekipet nga Armenia. Do të thotë nuk e njohim mirë futbollin armen, por jemi përballur ekipe nga vendi juaj. Ajo që dijmë për ekipin e Noas është se hera e parë luan në Europë. Ne e kemi analizuar dhe ne besoj se do të japim maksimumin dhe të kthehemi me një rezultat pozitiv.”

…sa njohim FC Noah-n…

Jeton Beqiri: “Ne jemi përgatitur që të bëjmë maksimumin dhe normalisht na vështirëson punën mundësia që ekipi kundërshtar ka afruar shumë futbollist dhe kanë marrë shumë futbollist dhe nuk është e lehtë në këto situata të bëhen analiza shumë të përpikëta, por megjithatë ne do të bëjmë maksimumin, jemi ekip që 10 vitet e fundit luajmë me sukses në Europë dhe e kemi për detyrë që të mundohemi dhe të japim maksimumin që të bëjmë paraqitje sa më të mirë.”

Ennur Totre: “Realisht ne e kemi analizuar gjithë ekipin, por më shumë informacione kemi për Erald Çinarin, ai ka qenë bashkëlojtari im dhe e njoh më shumë.”

…renditja e sezonit të fundit…

Jeton Beqiri: “Ne kemi luftuar deri në fund të kampionatit për të qenë kampion. Normalisht se asnjëherë nuk është rezultati i mirë për Shkëndijën kur është në vend të dytë, pasi ne ishim shumë afër, mbaruam edhe me pikë të barabarta, por ato duelet ndërmjet vete na penalizuan. Normalisht se nuk jemi te kënaqur dhe do mundohemi që vitin e ardhshëm të bëjmë më mirë si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet tjera.

…renditja e sezonit të fundit…

Jeton Beqiri: “Javën e fundit kemi pasur disa pengesa sa i përket disa dëmtimeve të vogla dhe një viroz e një futbollisti, të cilën shpresoj se deri në fillim të ndeshjes do të përmirësohen. Por, pavarësisht se cilët futbollist do të paraqiten në fushën e lojës, unë jam i mendimit të gjithë janë të gatshëm që të japin maksimumin dhe të japin një prezantim të mirë për një rezultat që do të na mundësoj në ndeshjen e kthimit të kualifikohemi.

…formacioni…

Jeton Beqiri: “Po normalisht ne jemi shumë afër formacionit. Dy tre stërvitje kemi pasur problem me Kamer Qakën që ka pasur një problem të vogël, pastaj kishim kapitenin Ennur Totren me viroz dhe është kthyer në stërvitje, ku do të shohim se si deri para ndeshjes në çfarë gjendje do të jetë. Pastaj në stërvitjen e fundit kemi një lëndim të Zija Merxhanit që shpresojmë se do të bëhet i gatshëm deri në fillim të ndeshjes, por edhe futbollistët që mund ta zëvendësojnë do të japin maksimumin.

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT