
Mesfushori nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjëve pasi klubi dhe lojtari kanë ndërprerë bashkëpunimin me konsesus.
KF Shkëndija konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Mustafa Mujezinoviç. 30 vjeçari nga Bosnja e Hercehovina dhe klubi ndërpresin me konsesus kontratën dhe futbollisti del si agjent i lirë në merkaton e verës.
Me këtë rast, KF Shkëndija falemenderon Mujezinoviçin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar gjitha të mirat në të ardhmen.
