Komunikatë zyrtare | Mevlan Murati

No image

Fundi i sezonit të kaluar solli skadimin e kontratës së Mevlan Muratit dhe KF Shkëndija i dëshiron futbollistit gjitha të mirat në të ardhmen. 

KF Shkëndija dëshiron të shprehë mirënjohjen maksimale për Mevlan Muratin, futbollist që mbrojti ngjyrat e klubit tonë për nëntë sezone. Ai doli nga shkolla e futbollit Shkëndija dhe mbetet pjesë e periudhës më të suksesshme në historinë e klubit tonë. 

Mevlan Murati fitoi 5 tituj me Shkëndijën: 3 tituj kampion më LPFMV, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të vendit. 

Kontributi dhe sjellja shembullore e Mevlan Muratit do të vlerësohet gjithmonë në klub. Secili në KF Shkëndija i uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME