KOMUNIKATË ZYRTARE | Marrëveshje me Dinamo Kievin për huazimin e Reshat Ramadanit

No image

Shkëndija është e lumtur të njoftojë se ka arritur marreveshje me Dinamo Kievin për huazimin e Reshat Ramadanit, deri në fund të këtij sezoni.

Reshat Ramadani, i cili u transferua nga Shkëndija në Ukrainë një vit më parë, ka treguar një zhvillim të vazhdueshëm si një lojtar i talentuar dhe me potencial të lartë. Pas ndeshjes kontrolluese në Antalia, në të cilën u përballëm me Dinamo Kievin (1:1) të premten e kaluar, ka ardhur deri te akordi për një kthim të tij te klub i ynë, përmes formulës së huazimit deri në fund të sezonit 2023/2024.

Kjo lëvizje është një hap i rëndësishëm për të dyja palët, e që do të mundësojë që Reshat Ramadani të rikthehet në ambientin e tij të njohur dhe të vazhdojë zhvillimin futbollistik.

Të gjithë në KF Shkëndija  jemi të lumtur që tani kemi një forcë më të madhe në skuadër dhe besojmë se kontributi i Reshat Ramadanit do të jetë i çmuar për suksesin tonë në gjysmësezonin pranveror. Shpresojmë që ky bashkëpunim të jetë pozitiv për të dyja klubet dhe për lojtarin.

Ne falenderojmë Dinamo Kievin për bashkëpunimin korrekt, ndërsa Reshat Ramadanit i urojmë një kthim të suksesshëm në familjen kuqezi.

Share Now

Related Post