Komuna e Tetovës organizon pritje për Shkëndijën

No image

Zonja e parë e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe institucioni që ajo drejton duke vlerësuar lartë suksesin e Shkëndijës në Kupën e Maqedonisë kanë organizuar pritje për futbollistët, stafin teknik, kryesinë dhe tifozët e flaktë ‘Ballistët’.
18052016_KT-(6)

 18052016_KT-(5)

Tetova është krenare për Shkëndijën dhe përveç festës madhështore të hënën pas triumfit në Kupën e Maqedonisë, sot pasdite futbollistët, stafi teknik, kryesia dhe anëtarë të ‘Ballistëve’ u pritën në Komunën e Tetovës nga kryetarja znj. Teuta Arifi. Zonja e parë e komunës së Tetovës ka shprehur respektin dhe krenarinë për suksesin e arritur nga futbollistët ‘kuqezi’, ndërsa ka uruar që në të ardhmen të regjistrohen arritje edhe më të mëdha. Nga Klubi i Futbollit Shkëndija nuk kanë fshehur kënaqësinë që suksesi i tyre nderohet nga qyteti i Tetovës, ndërsa kanë premtuar impenjim maksimal për arritje të tjera.

18052016_KT (4)

“Normalisht që Komuna e Tetovës me mundësitë që ka do të mbetet edhe më tej e determinuar që bashkarisht ashtu si që kemi punuar deri më tani, si që kemi renovuar me sa kemi mundur për sa u përket kushteve të lojës në stadiumin e qytetit të arrijmë, me qenëse kemi të shpallur thirje për partneritet publiko-privat të arrijmë që Tetova përfundimisht të bëhet me një stadium ku në fakt skuadrat si Shkëndija dhe këta lojtarë të suksesshëm do të kenë mundësi t’i mirëpresim këtu dhe normal me kënaqësi t’i shohim fitoret e tyre pikërisht në qytetin tonë“, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi.

18052016_KT (3)

“Vërtet në ndjehemi të nderuar që sot me ftesën tuaj gjendemi këtu, sepse kjo është shumë e rëndësishme për ne. Është mirënjohje institucionale. Por rezultatet që kanë arritur para se gjithash në fushën e gjelbër, këta djelmosha që kanë sakrifikuar shumëçka nga vetja për të arritur këtu. Sinqerisht edhe një herë në emër të investitorëve, në emër të sponsorit të vetëm general grupacionit Ecolog, në emër të gjithë kryesisë, të stafit teknik, në emër të gjithë lojtarëve që janë këtu, por edhe në emër të stafit të gjërë të logjistikës dhe posaçërisht më lejoni të nënvizoj edhe në emër të përfaqësuesve të fansave tonë më të vlefshëm, ndoshta që s’i ka askush ‘Ballistëve’ dhe gjithë gjithë qytetarëve që nuk janë të organizuar në këto struktura t’ju falënderojmë edhe një herë personalisht juve dhe institucionalisht për këtë pritje të ngrohtë”, tha mes tjerash kryetari i Shkëndijës, prof.dr. Abdylmenaf Bexheti.

buba

“Dua të falënderoj kryetaren e komunës zonjën Teuta Arifi për këtë pritje që na kanë bërë. Kemi nderin të jemi këtu në këto hapsira. Ne kemi bërë vetëm punën tonë, unë dhe bashkëlojtarët e mi dhe ndjehemi tepër të lumtur kur dikush e vlerëson punën që e bëjmë. Unë dua të them se ky moment historik nuk është vetëm i yni, i lojtarëve apo i KF Shkëndijës, por është i gjithë tetovarëve dhe gjithë tifozëve të Shkëndijës. Unë në emrin tim dua të falënderoj pikë së pari ‘Ballistët’ për përkrahjen, pra një falemenderim i madh për ata. Të falenderoj ata që kanë qenë prezent në stadium dhe ata që nuk kanë mundur të vijnë të ndjekin ndeshjen por e kanë ndjekur të njëjtën përmes rrjeteve sociale apo në televizion. Ne do të vazhdojmë të japim më të mirën për Shkëndijën dhe Tetovën që të arrijë sa më shumë suskese. Dhe unë dua edhe një herë dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe kryetaren për këtë pritje“, u shpreh kapiteni Ferhan Hasani. ​

18052016_KT (1) 18052016_KT (2)

Foto-galeri : http://bit.ly/KT-gallery

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.