Kompletohet java e parë e përgatitjeve dimërore

No image

Shkëndija tashmë shtatë ditë intenzivisht realizon planprogramin përgatitor, ndërsa e enjta sjell ditën e parë të lirë prej startit të përgatitjeve.

Kuqezinjtë tashmë 7 ditë zhvillojnë fazën e parë të përgatitjeve dimërore. Pas dy ditëve të para kur lojtarët kryen ekzaminimet mjekësore, nga e premtja ekipi ka zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë. Ushtrimet janë të dozuara dhe intensiteti sa shkon e rritet, me akcent të veçantë në pjesën kondicionale dhe ushtrime të forcës. 

Edhe pse kjo periudhë si zakonisht ka qëllim rritjen nivelit të përgatitjes fizike, stafi teknik në asnjë moment nuk anashkalon lojën me top me qëllim që skuadra mos ndjejë mërzinë e pritshme që bart kjo periudhë.

Angazhimet e reja Metodi Maksimov, Kamer Qaka, Mustafa Mujezinoviç, Nasko Milev, si dhe i rikthyeri Almir Rexhepi ngadalë po adaptohen me pjesën e mbetur të skuadrës dhe në këtë drejtim ndihmon shumë edhe loja në dy porta që stafi teknik po e implementon thuajse në çdo seancë stërvitore të pas ditës.

Edhe dita e mërkurë në plan sjell dy seanca stërvitore, ndërsa të enjten për herë të parë prej startit të fazës përgatitore futbollistët do të kenë ditë pa ngarkesa dhe pushimi do të shfrytëzohet për rikuperim përmes masazhës dhe saunës/jacuzzi.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME