Kompletohemi para vazhdimit të kampionatit

No image

Bejtullai e Sadriu kthehen nga angazhimet në përfaqësuese, ndërsa Alimi tejkalon problemet me COVID-19 dhe bashkohet me grupin.

Reprezentuesit Egzon Bejtullai (Maqedoni e Veriut) dhe Leard Sadriu (Kosova U21) pas angazhimeve në ekipet përfaqësuese janë kthyer në klub dhe kuqezinjtë të kompletuar vijojnë përgatitjet për vazhdimin e sezonit. Bellasica do të jetë pengesa e rradhës pas pauzës ndërkombëtare shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese.

⭕️#InternationalBreak 🔙 Bejtullai e Sadriu kthehen nga angazhimet në përfaqësuese🔜 🆚 Bellasica (A)

Posted by KF Shkëndija on Thursday, September 10, 2020

Skuadra ka shfrytzuar këtë periudhë për rikuperim dhe përgatitje për atë që pason, ndërsa me kyçjen në grup të Bejtullait dhe Sadriut, si dhe Armend Alimit (u bashkua me skuadrën pasi rezultoi negativ në COVID-19, derisa shkaku i testit pozitiv kishte humbur sfidat me Sumgayit FC dhe Borec), stafi teknik tashmë realizon përgatitjet e fundit para transfertës së ditës së shtunë në Strumicë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME