Kompletohemi para transfertës me Sileksin

No image

Dashmir Elezi dhe Zani Nazifi janë rikthyer në skuadër pas angazhimeve në përfaqësuese dhe zhvillojnë përgatitjet për ndeshjen e të dielës me Sileksin në Kratovë. 

Kuqezinjtë janë rikthyer në stërvitje pas të enjtes të lirë që skuadra mori nga stafi teknik pas fitores të ditës së mërkurë 1:0 në fushë të Skopjes. 

Pasi të mërkurën nuk ishin në dispozicion të stafit teknik shkaku i angazhimeve me përfaqësuesen U19 të Maqedonisë (dy kontrolluese me Maltën U19), sot në stërvitje me kuqezinjtë janë kthyer Dashmir Elezi dhe Zani Nazifi. Praktikisht jemi kompletuar më në fund në seancat stërvitore, pasi paraprakisht munguan edhe 5 reprezentuesit A (Hasani, Bejtullai, Doriev, Zahov dhe Stojanovski). Problem i vetëm në stërvitjen e sotme ishte gjendja e Egzon Bejtullait, i cili ka ndjerë shqetësime në kofshën e prapme të këmbës së majtë. Mbrojtësi pret sonte ekzaminimet mjekësore dhe nëse gjithçka është si duhet, ai do të stërvitet me grupin dhe do të jetë i gatshëm për lojë me Sileksin.

Shkëndija të shtunën në orën 10:00 ka në program seancën e fundit stërvitore para sfidës të së dielës me Sileksin në Kratovë. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME