Komenti i trajnerit Gjoka pas ndeshjes me Strugën

No image

Humbja e dytë në 31 xhiro ka lënë të pakënaqur trajnerin Ernest Gjoka, që kërkon nga skuadra mos të humbë përqendrimin deri në fund të kampionatit.

• Gjoka: “Jo vetëm 10-të minuta, por mendoj se gjithë pjesa e parë ishte keq”
• Gjoka: “Duhet të kuptojmë se gara vazhdon edhe pse kemi dalë kampionë”
• Gjoka: “S’ndihmoi as inkuadrimi në lojë i lojtarëve që donim t’i pushojmë”
• Gjoka: “Kur nuk ja bën punës hizmetin që në fillim, nuk merr atë që don”

Shkëndija mundet 0:2 nga Struga T&L në xhiron e 31 dhe ndërpret serinë prej 8-të fitoreve resht dhe ecurinë prej 12-të ndeshjeve pa disfatë. Kuqezinjtë të shpallur kampion prej dy xhirove paguan ‘haraçin’ e startit të përgjumur të duelit, kur struganët brenda 9-të minutave shënuan dy herë me Altiparmakovskin me penalti dhe Bosançiqin, ndërsa tentimi për reagim nuk dha rezultat dhe në fund duhej të pajtohemi me humbjen e dytë në këtë kampanjë.  

Ernest Gjoka: Mendoj se nuk ishin vetëm 10-të minutat e para të administruara keq, mendoj se gjithë pjesa e parë ishte keq. Ne duhet të kuptojmë se gara vazhdon dhe përkundër faktit se kemi dalë kampionë, duhet të jemi të motivuar dhe përqendruar sepse në fund të fundit kjo është puna jonë. Pastaj gabime do të ndodhin gjatë ndeshjes, por duhet të jenë sa më të pakta dhe sa më të vogla. Kështu që në qoftë se ne si skuadër e ulim përqendrimin, atëherë pa diskutim i japim mundësi kundërshtarit të na godas. U munduam që në pjesën e dytë që të ndryshojmë, duke futur në lojë lojtarët që kishim lënë në stol për të bërë atë rotacionin e vazhdueshëm, por nuk arritëm dot te goli dhe kjo është një humbje që besoj se gjithë skuadra duhet ta kuptojë se duhet ta vazhdojmë punën, të vazhdojmë përqendrimin dhe të ecim përpara.”

Ernest Gjoka: “E përsëris se nëse nuk jemi të përqendruar nuk mund të arrijmë dot tek porta. Puna që bëjmë ne është përqendrimi maksimal, për çdo ndeshje, për çdo seancë stërvitore. Në momentin që ulim përqendrimin në minimum, atëherë nuk mund të shënosh. Gjithë suksesi i këtij viti i skuadrës ka qenë se kemi sakrifikuar, kemi djersitur shumë dhe kemi fituar ndeshje edhe me dhimbje. Kështu që në momentin që relaksohemi, që për mua nuk është arsye që të relaksohemi duke nisur nga unë i pari, duhet të mbarojmë kampionatin ashtu si na takon, kështu që kjo është edhe mungesë e vigjilencës te goli. Në pjesën e dytë pastaj e kërkuam më ndryshe, patëm raste, por nganjëherë kur nuk ja bën punës hizmetin që në fillim, pastaj gjërat nuk mund të vijnë aty ku don ti.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME