Klisman Cake vishet kuqezi

No image

KF Shkëndija me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Klisman Cake. 22 vjeçari Cake me klubin tonë ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej 3 vite e gjysmë.
Klisman Cake është përforcimi i katërt i kuqezinjve në afatin kalimtar të janarit, dhe kështu vazhdon ndërtimi i një skuadre kualitative e cila do të arrijë sukseset e reja si në kampionatin vendor poashtu edhe në garat evropiane.


Klisman Cake është i lindur në Pogradec të Republikës së Shqipërisë. Në klubin tonë vjen nga skuadra e Struga Trim Lum, ku qëndroi 2 vite e gjysmë. Paraprakisht ka luajtur në Superligën Shqiptare në ekipin e Tiranës, ku edhe e ka filluar karrierën e tij si futbollist.


“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e Shkëndijës. Ka dy vite e gjysmë që luaj në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe ekipin e Shkëndijës e njoh mjaft mirë. Por Shkëndijën e kam ndjekur qysh kur luaja në Shqipëri, pasi që Shkëndija për çdo vit kishte paraqitje të mira në garat evropiane, duke arritur disa vite radhazi deri në play off. Mendoj se Shkëndija e ka skuadrën më cilësore në ligë dhe unë jam tepër i lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre. Shkëndija si kampion i shumëfishtë i Maqedonisë së Veriut është skuadër tërheqëse për shumë futbollistë. Dhe si kampion aktual që është, normalisht se ka ambicie që edhe këtë vit të shpallet kampion. Unë ju premtoj tifozëve dhe klubit se do të jap maksimumin në fanellën e Shkëndijës dhe shpresoj se së bashku do të festojmë shumë tituj”, deklaroi Klisman Cake.


KF Shkëndija i uron Cakes shumë fat dhe suksese në fanellën e Shkëndijës!

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME