
Juniorët e Shkëndijës kanë shënuar fitore 3:1 përballë moshatarëve të tyre nga skuadra e Renovës.
Shpresat e Shkëndijës kanë triumfuar me rezultat 3:1 përballë Renovës në derbin lokal të xhiros së 13-të në Super Ligën e Juniorëve të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ zhvilluan një pjesë të parë të shkëlqyeshme kur edhe realizuan tre golat që u treguan vendimtar për epilogun e takimit. Shefit Shefiti ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të të takimit, ndërsa në minutën e 30-të Agon Husejni dyfishoi rezultatin për epërsi 2:0. Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Arbin Zejnullai shënon për avantazh bindës 3:0. Në pjesën e dytë Shkëndija vetëm administroi lojën, ndërsa Renovë në minutën e 71 arritën të zbusin rezultatin në 3:1 me penaltinë e realizuar nga Remzifaik Selmani.
SHKËNDIJA-RENOVA 3:1 (3:0) JUNIORËT
Stadiumi: Tereni me bar sintetik te qendra sportive në Tetovë
Golashënues: Shefiti 18’, Husejni 30 dhe Zejnullai 42’ (Shkëndija), Selmani 71’ pen. (Renova) SHKËNDIJA: Latifi, Shabani, Abazi, A. Zeqiri, Sejfullai, Kasami, Beqiri, Shefiti, Husejni, Zejnullai, Kurti. Luajtën edhe: Loki, R. Zeqiri, Asani, Xhemaili.
Trajner: Bekim Osmani
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply