Jessie Guera Djou, mesfushor i ri i Shkëndijës

No image

Shkëndija sjell lojtar të ri në repartin e mesfushës. Përforcimi i rradhës për skuadrën kuqezi është 24 vjeçari Jessie Guera Djou nga Kameruni, i cili me klubin tonë ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

“Ndjehem shumë i lumtur që kam nënshkruar për Shkëndijën. Tani kur u nënshkrua kontrata dhe përfunduan të gjitha procedurat tjera, mezi pres të filloj të luaj. E di që Shkëndija është klubi më i suksesshëm i Maqedonisë së Veriut dhe se ambiciet e klubit janë të mëdha, por unë jam i gatshëm të jap maksimumin nga vetja dhe të paraqitem para publikut në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Kam dëgjuar se të gjithë në qytetin e Tetovës janë tifozë të flaktë të Shkëndijës, prandaj unë do të mundohem të arsyetoj ardhjen time këtu dhe të jap kontributin tim në rezultatet sa më të mira” tha Jessie Djou.

Jessie Djou luan në pozitën e mesfushorit mbrojtës dhe mesfushorit qëndror. Në Shkëndijë vjen nga ekipi kroat i Varazhdinit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në skuadrën B të Monakos, si dhe në klubet moldave Sheriff dhe Petrocub.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME