INTERVISTA | Prononcimi i Ibrahim Alhassan Adamu pas prezantimit te Shkëndija

No image

Futbollisti i ri i Shkëndijës Ibrahim Alhassan Adamu në prononcimin e tij të parë pas firmosjes së kontratës dy vjeçare nuk ka fshehur gëzimin që bashkohet me kuqezinjtë. 23 vjecari nga Nigeria i ngazëllyer me pritjen në Tetovë beson se skuadra do të jetë e aftë të realizojë objektivat në sezonin e ri. 

…Pritja në mjedisin e ri…

Alhassan “Kjo është e mrekullueshme. Mënyra si ekipi më ka pritur mua më bën vërtet të ngazëllyer. Është një ndjenjë e madhe për mua. Unë jam vërtet shumë i lumtur të jem pjesë e kësaj familje”.

…zgjedhja e Shkëndijës…

Alhassan Unë vendosa të vija te Shkëndija sepse unë mendoj se është moment i mirë për mua, është ndjesi e mirë dhe është klub i mirë dhe prandaj vendosa të vija në Shkëndijë”.

…Ke luajtur si rival në Tetovë, ndikoi kjo në vendimin?…

Alhassan: “Po, është qytet shumë i mirë. Unë isha shumë i lumtur kur pashë ofertën e Shkëndijës, sepse unë e dij dhe e pëlqej stilin e ekipit, më pëlqen gjithçka rreth ekipit, mënyra si luajnë, duken shumë profesional dhe prandaj vendosa të jem pjesë e këtij klubi”.

…Ambiciet?…

Alhassan: “Ambiciet e mia me ekipin janë të bëj histori të mirë, të jemi kampionë, të jetë sezon i mirë për ne, për tifozët dhe për secilin”.

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT