INTERVISTA | Daouda Bamba flet si lojtar i Shkëndijës

No image

Lojrari nga Bregu i Fildishtë pasi zyrtarizoi bashkëpunimin me Shkëndijën, duke firmosur kontratë 2 vjeçare, flet për Shkëndija Channel rreth impresioneve të para si futbollist kuqezi. Sulmuesi 29-të vjeçar Daouda Bamba beson të jetë ndihmesë për skuadrën për të realizuar objektivat.

…Pranon ofertën e Shkëndijës, me çfarë ambiciesh vjen këtu?…

Bamba “Në radhë të parë dua të them faleminderit për mikëpritjen dhe unë jam vërtet i lumtur të jem këtu. Kur oferta erdhi, sigurisht hulmtova dhe pashë se klubi ka ambice të mëdha, duan fazën e grupeve, duan të fitojnë titullin. Sigurisht kjo është kjo është një nga arsyet pse erdha, sepse unë kam ambicie të fitoj tituj dhe të ndihmoj klubin të arrijë fazën e grupeve”.

…Pasi të erdhi oferta, ke arritur të hulumtosh dhe të mësosh diçka rreth klubit?…

Bamba Po e kam bërë. Kam kërkuar informata për klubin, gjithashtu është (Kamer) Qaka me të cilin kam luajtur vite më parë në Norvegji. Ai është një mik i mirë i imi. Më ka folur shumë mirë për klubin, për tifozët, për njerëzit që jetojnë në Tetovë. Kështu që më duket tepër emocionuese dhe shumë mirë. Pra çka kam hulumtuar është shumë pozitive”.

…Çka mund të pritet nga Bamba në sezonin e ri?…

Bamba: “Shpresoj të ndihmoj skuadrën. Nuk do të flas shumë individualisht, dua të ndihmoj ekipin. Skuadra tre vite nuk ka fituar titullin. Shpresoj të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat sezonale. Nëse mund të kualifikohemi në fazën e grupeve në Evropë dhe gjithashtu do të ishte mirë të fitojmë titullin. Personalisht, sa i përket efektit individual shpresoj të mund të ndihmoj ekipin duke shënuar gola.”

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT