INTERVISTA | Aleksander Trumçi prononcohet si lojtar i Shkëndijës

No image

Pasi zyrtarizoi bashkëpunimin me Shkëndijën, duke hedhur nënshkrimin në kontratë, mbrojtësi 23-të vjeçar Aleksander Trumçi ka folur për Shkëndija Channel për impresionet e para si futbollist kuqezi. 

Trumçi: “Të them të drejtën ndjehem shumë i lumtur për këtë transferim te Shkëndija. Do bëj më të mirën e mundshme për këtë klub, sepse për mua është një transferim shumë i mirë. Jam në moshë të re dhe dua të jap sa më shumë për klubin, për gjithë.”

…lidheshe me Shkëndijën edhe në janar…

Trumçi: “Të them të drejtën profesori Jeton Beqiri kishte dëshirë të vija që në janar, por nuk ishte e mundur të kryhet transferimi në atë moment. Personalisht mezi kam pritur të bëhet ky transferim te Shkëndija.”

…pse zgjedhja ishte Shkëndija dhe premtimi për tifozët…

Trumçi: “Është e vërtetë që kam pasur oferta, por zgjodha Shkëndijën për shkak se është klub shumë i madh dhe me shumë histori. Unë ju premtoj tifozëve, qytetit, klubit, të gjithëve se unë do të jap shpirtin në fushë dhe me gjithë zemër do të jap maksimumin tim, sepse ky klub e meriton. Është skuadër me shumë traditë, me shumë emër, ka tifozeri shumë të madhe dhe meriton që këtë vit të ecim mirë në Kupat e Evropës, pse mos provojmë të kapim grupet, si dhe të fitojmë titullin në kampionat.”

subl

Share Now

Related Post