Ibraimi operon ashtin e hundës

No image

Sulmuesi ‘kuqezi’ të martën ka operuar ashtin e hundës dhe do të qëndrojë në spital deri nesër, pas çka lëshohet në kurim shtëpiak.

Besart Ibraimi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në një klinikë të Shkupit, ku ka operuar hundën për rikuperim të ashtit. Sulmuesi ‘kuqezi’ kohë më parë kishte pësuar krisje të ashtit të hundës, që i ëvshtirësonte edhe frymëmarjen. Duke parë angazhimet në kampionat dhe Kupë ishte vendosur që pauzën ta shfrytëzojë për ndërhyrjen e domosdoshme. Ibraimi tani më ndjehet më mirë dhe do të qëndrojë në spital deri nesër, pas çka lëshohet në kurim shtëpiak. Për këtë arsye ai nuk do të jetë i pranishëm të enjten në manifestimin e FFM-së për shpalljen e më të mirëve, ku pritet të rëmbejë dy çmime, ‘Futbollisti më i mirë i vitit’ dhe ‘Golashënuesi i sezonit’. Gjithsesi ai do të jetë i gatshëm për startin e përgatitjeve dimërore të paraparë për 8 janar 2017. 2017.