Ibraimi ‘mbret’ i futbollit vendor

No image

Sulmuesi i Shkëndijës ka fituar çmimet kryesore ‘Futbollisti më i mirë i vitit’ dhe ‘Golashënuesi i vitit’ në manifestimin e FFM-së, për shpalljen e më të mirëve në futbollin vendor.
Besart Ibraimi ka rezultuar njeriu i mbrëmjes në manifestimin e Federatës së futbollit të Maqedonisë, për shpalljen e më të mirëve në vitin që lëmë pas. Sulmuesi ‘kuqezi’ ka fituar dy çmimet kryesore në mbrëmjen gala të FFM-së. Nëse ‘Golashënuesi i vitit’ nënkuptohej pas 25 golave të realizuar sezonin e kaluar që ‘Ibra’-n e bënë bomberin numër një të kampionatit, sigurisht për kërçovarin vjen edhe vlerësimi tjetër nga shtëpia e futbollit vendor, që e shpall atë ‘Futbollisti më i mirë i vitit’.

IMG_3342
“Sigurisht se jam shumë i kënaqur që nga ana e FFM-së përveç çmimit ‘Golashënuesi më i mirë’ që vjen automatikisht si rezultat i golave të shënuar, shpallem edhe ‘Futbollisti më i mirë i vitit’. Falënderoj para se gjithash klubin tim Shkëndijën dhe gjithë ata që më kanë mbështetur për këtë arritje, të cilën dua ta ndaj me gjithë shokët e skuadrës. Jam krenar për sukseset që arrijmë me klubin e Shkëndijën dhe merita për këtë çmim është e të gjithë ekipit, pronarëve, bashkëlojtarëve, stafit teknik nga klubi im dhe tifozëve. Unë pas shumë viteve vendosa të kthehem në kampionatin e Maqedonisë dhe ecuria me Shkëndijën në Evropë, rrikthimi në përfaqësuesen e Maqedonisë dhe këta çmime më japin satisfaksion se kam bërë zgjedhjen e duhur”, është shprehur për faqen zyrtare të Shkëndijës, Besart Ibraimi, në mungesë të të cilit çmimet i pranoi babai i tij.
Mungesa e Besart Ibraimit në manifestimin e FFM-së ishte e arsyeshme, pasi sulmuesi të martën operoi hundën dhe nga dita e sotme është lëshuar në kurim shtëpiak.

Tags

Share Now

About Author

Related Post