Ibraimi dhe Juffo bashkohen me ekipin në Slloveni

No image

Trajneri Qatip Osmani prej sot në stërvitje ka edhe Besart Ibraimin dhe Victor Juffon  të cilët kanë udhëtuar drejt Sllovenisë për tu bashkuar me ekipin në fazën përgatitore.

Pas ditës së mërkurë kur futbollistët kishin aktivitete të lira, prej sot janë rikthyer punës intenzive me nga dy seanca stërvitore në ditë. Grupit të futbollistëve prej sot u janë shtuar edhe dy futbollistë, pasi me skuadrën janë bashkuar Besart Ibraimi dhe Victor Juffo.<

FOTOGALERIA E PLOTË

Sulmuesi kishte disa ditë të lira pas angazhimeve me përfaqësuesen e Maqedonisë, ndërsa bashkë me brazilianin të mërkurën kanë udhëtuar drejt bazës së skuadrës në Moravske Toplice dhe sot ishin pjesë e procesit stërvitor. Skuadra para dite punoi në palestër ushtrime force dhe ngritje të peshave, ndërsa pas dite në teren stafi teknik kujdes i kushtoi aspektit tekniko taktik. Skuadra testin e rradhës do ta zhvillojë më 17 qershor kundër ekipit kroat, Inter Zapreshiq.