Hasani: Treguam karakter dhe në minutat e fundit e kthyem epërsinë

No image

Kuqezinjtë janë rikthyer te fitoret në kampionat, por megjithëse e dominuan ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave, fitorja erdhi me një gol të shënuar vonë në minutën e 90-të.
Kapiteni Hasani thekson se kundërshtari e barazoi rezultatin me një rast të vetëm, por skuadra kuqezi tregoi karakter dhe arriti që në fund të kthejë epërsinë në 2:1.

Hasani: “Mendoj se dominuam ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave. Kundërshtari me një rast të vetëm barazoi rezultatin, por ne treguam karakter dhe e kthyem epërsinë në 2:1. Duhet të jemi më të kujdesshëm në goditjet standarde dhe në defansivë. Ka qenë pak e vështirë kjo ndeshje sepse kemi ardhur pas disa rezultateve negative. Kemi qenë nën presion, por kjo fitore do të na ndihmojë për ndeshjet e ardhshme. Duhet të shikojmë përpara, por unë jam i lumtur me fitoren pasi që do të na ndihmojë për ndeshjet e radhës”.

Hasani: “Përderisa ka shpresë edhe më tej në kampionat, ne do të luftojmë që të kemi seri më të gjatë të fitoreve. Në këtë ndeshje erdhëm pas një rezultati negativ ndaj Rabotniçkit, edhe pse mendoj se në atë ndeshje luajtëm mjaft mirë. Kemi probleme në realizimin e rasteve, por shpresoj që të përmirësohemi në të ardhmen. Edhe sot patëm shumë raste, ndërsa kundërshtari barazoi me vetëm një goditje, por ne pastaj treguam karakter. Kjo do të na jep motiv shtesë. Kemi edhe një ndeshje para pauzës dy javore, aty duhet t’i marrim tre pikët e pastaj të shkojmë në pauzë duke menduar për ndeshjet e radhës”.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME