Grupet e Liga Evropës kërkohen kundër Gentit

No image
Genti i Belgjikës është kundërshtar i rradhës i Shkëndijës në këtë rrugëtim fantastik të ‘kuqezinjëve’ në Liga Europe. Ndeshja e parë luhet më 18 gusht në Belgjikë, ndërsa revanshi pas shtatë ditëve në Shkup.
schedule
Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar që Shkëndija të përballet me Gentin nga Belgjika në fazën e play offit të Liga Evropës. ‘Kuqezinjtë’ kanë zhvilluar verë fantastike evropiane duke eliminuar ekipe favorite si Krakovia (Poloni), Neftchi (Azerbajxhan) dhe Mllada Boleslav (Republika Çeke), duke arritur një hap pranë kualifikimit në fazën e grupeve të Liga Evropës. Pengesa e fundit quhet Gent me të cilët Shkëndija do të përballet më 18 gusht në transfertë ndërsa ndeshja e kthimit në program do të jetë më 25 gusht në Shkup.

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.