Gledi Mici vishet kuqezi

No image

Mbrojtësi i majtë 27 vjeçarë, Gledi Mici zyrtarizohet si përforcim i ri i Shkëndijës.

KF Shkëndija me kënaqësi konfirmon marrëveshjen me ish-mbrojtësin e majtë të Skënderbeut të Korçës, Gledi Micin. 27-të vjeçari bashkohet me skuadrën e Qatip Osmanit me kontratë dy vjeçare, pasi paraprakisht kompletoi dy sezone të shkëlqyeshme me Skënderbeun e Korçës me të cilët fitoi kampionatin, Kupën dhe Super Kupën Shqipërisë.

 

Mici luajti edhe në grupet e UEFA Europa League. Tiranasi më herët është paraqitur me sukses me Kukësin, Flamurtarin e Vlorës, Kamzën dhe Apoloninë.

Mici vjen në taborin kuqezi për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa prej sot menjëherë bashkohet me skuadrën në seancat stërvitore.

Për shkaqe dokumentacioni Mici të drejtë loje nuk do të ketë në duelet me Sheriff Tiraspolin, ndërsa do të jetë në dispozicion të stafit teknik në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Champions League.