Gjysmëfinalja kërkohet përmes Shkupit

No image

Shkëndija të mërkurën pret Shkupin në takimin e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ pretendojnë kualifikim në gjysmëfinale, ndërsa gjithçka nis nga fillimi pas ndeshja e parë u mbyll pa gola. Hasani dhe Cuculi në dyshim për shkak të lëndimeve.

6

Përballja e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë të mërkurën në Tetovë do të jetë e fundit për Shkëndijën në vitin 2016. Ekipi me fitoren e të dielës kundër Pelisterit përfundoi detyrimet në kampionat dhe tani pason ndeshja me Shkupin në Kupë për fund të aktiviteteve zyrtare të skuadrës. Pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë në Çair, Shkëndija pret Shkupin në takimin e kthimit ku gjithçka do të nisë nga fillimi dhe ‘kuqezinjtë’ kërkojnë vetëm fitore për të siguruar kualifikim në gjysmëfinale të Kupës.

4

 

11

Stafi teknik këto ditë ka punuar me ekipin strategjinë që do të përdoret në këtë ndeshje, ndërsa është në dyshim rreth aktivizimit të Ferhan Hasanit dhe Ardian Cuculit që kanë lëshuar stërvitjen e fundit. Hasani ankohet në dhimbje të shpinës, ndërsa Cuculi ka të zgjatur kofshën e këmbës dhe për aktivizimin e tyre do të vendoset para fillimit të takimit në konsultim me ekipin mjekësor. Futbollistët tjerë janë të gatshëm 100% dhe të etshëm për të mbyllur me fitore vitin 2016, ndërsa triumfi në vete bart edhe kualifikim në gjysmëfinale të Kupës.

Shihni fotogalerinë nga seanca e sotshme stërvitore.

Përballja Shkëndija-Shkupi luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00