Gjoka: Uroj skuadrën për angazhimin dhe fitoren

No image

Shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, ka folur për Shkëndija Channel pas fitores së parë në sezonin e ri.

• “Prioriteti kryesor është të merren tre pikët. Sot ishte ndeshje e vështirë”
• “
Rivali na vështirësoi nga reshtimi, por edhe nga kujdesi i tyre në mbrojtje
• “
Gjetëm golin e dytë ndoshta pak vonë, por gjithsesi unë uroj skuadrën

 

Fitorja e Shkëndijës 2:0 ndaj Struga Trim&Lum ka lënë të kënaqur trajnerin Ernest Gjoka, që uron ekipin për triumfin, duke lavdëruar edhe kundërshtarin që vështirësoi maksimalisht detyrën e kuqezinjtë. Totre (38’) dhe Doriev (90’+2) sollën golat për fitore të parë në sezonin e ri.

 Ernest Gjoka: Prioriteti kryesor është të merren tre pikët. Sigurisht sot ishte ndeshje e vështirë sepse edhe kundërshtari u mundua të na bëjë të vështirë që në pjesën e parë edhe nga reshtimi, por edhe nga kujdesi që ata kishin në mbrojtje dhe si pasojë mungonin hapsirat. Mendoj se u munduam ta kontrollojmë topin, por që kishte edhe momente që nxitonim shumë që mbase është normale në një ndeshje të këtillë. Pjesa e parë mendoj se ishte ok, sepse u shënua goli. Pastaj në pjesën e dytë duhej ta kishim zgjidhur ndeshjen më shpejtë, ndoshta të kishim shënuar dhe ta kishim goditur kundërshtarin. Gjithsesi kjo ndeshje ishte me rëndësi të fitohej për moral, kështu që kjo ishte ndoshta arsyeja që në pjesën e dytë ishim më të kujdesshëm për mos me leju që kundërshtari të shënonte. Gjetëm golin e dytë, ndoshta pak vonë, por gjithsesi uroj skuadrën që dha gjithçka për të fituar.”

Ernest Gjoka: “Mungoi një gol i dytë më herët për të fituar qetësi. Pikërisht kjo ishte që kërkuam nga skuadra në fund të pjesës së parë, që të luanim më shpejtë të mundoheshim të shënonim golin e dytëm, sepse ne e dinim se kundërshtari do jetë me aktiv, inkuadroi dy lojtarë me eksperiencë si që ishin numri 9 dhe numri 10. Duhej me patjetër t’i kishim goditur sepse kundërshtari provoi gjithçka dhe goli i dytë do t’i jepte qetësi skuadrës dhe ndeshja do ishte më e menaxhueshme.”

Ernest Gjoka: “Ajo që do kisha përmirësuar është te jemi më të qetë, sepse në përgjithësi kundër Shkëndijës të gjithë luajnë më shumë në fazën mbrojtëse dhe gjithmonë mundohen të na godasin. Prandaj të jemi më të qetë, të lexojmë ndeshjen, të menaxhojmë situatën kur edhe kundërshtari ka minutat e tij, sepse në çdo lojë ndodh kjo. Po filluam të fitojmë me qetësi, fitojmë edhe rritmin, pastaj mendoj se Shkëndija ka potencial të ec përpara.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME