Gjoka: “Fitore me rëndësi në një fushë të vështirë”

No image

Start me tre pikë në transfertë kënaq çdo trajner dhe Ernest Gjoka komplimenton skuadrën për performansën në Kratovë. 


• “Arritëm të marrim tre pikëshin që ishte shumë e rëndësishme”
• “Një fushë kaq e vështirë nuk të lente të luash futboll”
• “Çunat sakrifikuan shumë për të përmbysur rezultatin”
• “Të tre lojtarët që kemi sjellë sivjet në këtë fazë janë cilësorë”

Shkëndija e nis me këmbë të mbarë vitin 2021, duke mundur Sileksin me rezultat 2:1 në takimin e vlefshëm për xhiron e 19-të të LPFMV-së. Epërsisë së Ivanovskit kuqezinjtë i’u përgjigjën me dy gola, kur fillimisht Drashkoviq shënoi në portë të gabuar që më pas Doriev me realizimin numër 6-të në këtë sezon të sjell triumfin e 12-të të Shkëndijës në kampionat. 

Ernest Gjoka: “Arritëm të marrim tre pikëshin që ishte shumë e rëndësishme në një fushë kaq të vështirë që nuk të lente të luash futboll dhe ky ishte problem. Gjithsesi them se çunat dhanë maksimumin, kanë sakrifikuar shumë për të përmbysur rezultatin, sepse gabuam në pjesën e parë në ato momente që kundërshtari kishte momentet më të mira. Pastaj u detyruam të japim më shumë sforco, ta nisim si me thënë xhirot e makinës më lartë dhe arritëm edhe e kthyem ndeshjen. Pjesa e dytë mendoj se ishte pjesë shumë e mirë e jona, por që duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar për mos me lënë gjërat që në pjesën e dytë të duhet të japim maksimumin. Duhet të fillojmë që në pjesën e parë t’i zgjidhim situatat, sepse ne rastet tona edhe sot i kishim”.

Ernest Gjoka: “Ne e kërkuam me çdo kusht golin e tretë, ju e patë edhe nga aksionet edhe mundësitë, por nuk arritëm dot te goli i tretë. Në terrene të këtilla dhe me kundërshtarë siç është Sileksi, po të bësh edhe golin e tretë, atëherë je shumë më i qetë. Por gjithsesi mendoj se skuadra reagoi fortë, reagoi mirë dhe uroj e shpresoj të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm sepse kampionati është shumë i egër dhe duhet të jemi të mobilizuar si në këtë ndeshje çdo javë në vazhdim, deri në fund.”

Ernest Gjoka: “Unë mendoj se të tre lojtarët që kemi sjellë sivjet në këtë fazë mendoj se janë cilësorë, por që duhet patjetër kohë për përshtatje. Ju e patë Qakën që vjen nga futboll ndryshe, nga terrene ndryshe dhe sot në 10-të minutat e para nuk po dinte ku ishte topi dhe realisht nuk ka faj. Duhet përshtatje dhe këtë nuk mund ta bëjmë përnjëherë, do e bëjmë gradualisht. Dhe jo vetëm Qaka nga i cili presim shumë më shumë, por edhe nga Rubini (Hebaj) dhe Da Silva presim shumë. Janë tre ndrime apo tre përforcime nga të cilët do të kemi mundësi të marrim edhe oksigjen në skuadër por edhe do të kemi edhe cilësi më shumë. Duhet vetëm të durojmë, pasi mendoj se kemi sjellë lojtarë që do ta ndihmojnë shumë Shkëndijën.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME