Gjoka: Besuam dhe me meritë u kualifikuam

No image

Shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Ernest Gjoka ka folur në konferencë për media pas fitores 2:0 në fushë të Sumgayit FC.

• “Ne ralizuam atë që kishim bindje se do të kalonim këtë raund”

• “Bëmë atë që ne kërkuam dhe besoj se me meritë kaluam turin”

• “E kishim studiuar mirë kundërshtarin dhe realizuam krejt detyrat”

Fitorja 2:0 në fushë të Sumqayit FC të Azerbajxhanit dhe kualifikimi në raundin e dytë të UEFA Europa League ka lënë të kënaqur të gjithë në taborin kuqezi dhe trajneri Gjoka në takimin me gazetarë pas ndeshjes përgëzoi ekipin për realizimin e qëllimit. Dy penalti të konvertuara në gola nga Ibraimi dhe Doriev i siguruan Shkëndijës kalimin e turin e dytë.

Ernest Gjoka: “Mendoj që arritëm atë që kishim bindje se do të kalonim këtë raund, duke pasur parasysh se kishim studiuar shumë mirë kundërshtarin, i dinim pikat e forta të kundërshtarit dhe pikat e dobëta të tyre. Mendoj që bëmë atë që ne kërkuam dhe besoj se me meritë kaluam këtë raund”.

Ernest Gjoka: “Kundërshtari nuk na befasoi me asgjë. Mendoj se baza e skuadrës kundërshtare ishte po ajo që ne e kishim studiuar dhe mendoj që ashtu si e kishim menduar të bëjmë detyrat ne i realizuam. Them që pikat e forta të kundërshtarit kërkuam t’i izolonim totalisht, sidomos fazën e tyre në sulm dhe mendoj që kjo ishte ajo që ne e thamë edhe dje se ne kishim studiuam goxha mirë këtë kundërshtarë”. Ernest Gjoka:“Janë disa lojtarë cilësorë. Sumqayit është një ekip simpatik, por mendoj se u mungon vetëm eksperienca në Europë, atë që Shkëndija e ka. Por ka disa lojtarë cilësorë si që ishte numri 10-të (Sadikhov), numri 18-të (Ahmadov), por mendoj se ka edhe disa të tjerë lojtarë shumë cilësorë”.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME