Futbollistët shijojnë stadiumin ‘Mestsky’, kërkohet kualifikimi

No image
Në seancën stërvitore zyrtare në stadiumin ‘Mestsky’ futbollistët ‘kuqezi’ kishin mundësi të ‘njoftohen’ me terenin në të cilin të enjten kundër Mllada Boleslavit nga ora 19:00 do të kërkojnë hapin e rradhës historik në Liga Evropa.
Shkëndija ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, duke shijuar terenin e stadiumit ‘Mestsky’ në Mllada Boleslav të Republikës Çeke. Të enjten ekipi para vetes ka një tjetër sfidë të madhe dhe historike, e cila mund të sjell avansim në fazën e play-offit të Liga Evropës. Fitorja 2:0 në sfidën e parë në Shkup Shkëndijës i jep përparësi solide, mirëpo forca dhe kualiteti i Mllada Boleslavit kërkon kujdes maksimal në këto 90-të minuta të revanshit. Historia që bën skuadra në Evropë ka bërë që atmosfera të jetë në nivel të lartë, mirëpo në të njëjtën kohë vendosshmëria për të provuar realizimin e hapit të rradhës historik sjell seriozitet maksimal në mesin e futbollistëve. Stafi teknik në seancën e fundit stërvitore ka përfunduar planprogramin përgatitor për sfidën e kthimit, ndërsa në shërbim ka të gjithë arsenalin pa ndonjë mungesë nga rradhët e futbollistëve. Formacioni do të vendoset para ndeshjes, mirëpo nuk pritet ndonjë ndryshim i madh pasi ekipi që fiton edhe nuk ka nevojë të ndryshohet.
Përballja Mllada Boleslav-Shkëndija do të zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Mestsky’ në Mllada Boleslav të Republikës Çeke, me fillim në orën 19:00.