Florent Ramadani merr ftesë nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut

No image

Pas përfundimit të xhiros së trembëdhjetë ka pasuar pauza kampionale për shkak të ndeshjeve kualifikuese të ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut.

E përderisa kuqezinjtë do të shfrytëzojnë këtë periudhë për përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kampionale, mesfushori ynë Florent Ramadani është përfshirë në listën e fundit të përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut për ndeshjet kundër Ukrainës U21 dhe Francës U21. Ndërkohë Dashmir Elezi, Oktaj Rakipi dhe Reshat Ramadani grumbullohen në përfaqësuesen U19 të Maqedonisë së Veriut.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME