Florent Ramadani: I lumtur për golin e parë, premtoj edhe shumë tjerë

No image

Mesfushori 20 vjeçarë realizoi golin debutues në fitoren 5:1 ndaj Vardarit, ndërsa nuk fsheh kënaqësinë që ndihmoi ekipin në fitoren e madhe.

Floren Ramadani të shtunën për herë të parë shënoi gol në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë të kuqezinjëve. Kampion dhe golashënues më i mirë në Super Ligën e vendit për mosha, Ramadani që llogaritet si kampion edhe me ekipin senior në sezonin 2018/19, më në fund gjen golin debutues dhe e bën këtë në një ndeshje të veçantë si derbi me Vardarin në Shkup. Për më shumë, Shkëndija ishte në negativë 1:0 dhe pikërisht super realizimi i Ramadanit solli barazimin dhe ishte pika e kthesës në fitoren e thellë 5:1 në Shkup.

14’ Barazojmë me Ramadanin 💪#VardarShkëndija 1-1

Posted by KF Shkëndija on Saturday, October 17, 2020


“Jam shumë i lumtur për golin e debutues me ekipin e parë. E kam pritur gjatë këtë moment, kam punuar për të dhe është ndjenjë e papërshkrueshme të shënoja pikërisht në derbi”
, shprehet Florent Ramadani.


“Duke llogaritur hapsirat që me jepen prej fillimit të këtij sezoni e dija se duhet të shtoj nivelin e punës për t’u përgjigjur në lartësinë e duhur. Ndoshta goli duhej të kishte ardhur më herët, por në momente të caktuara fati s’ishte me mua. Por si duket paska qenë e shkruar të vinte në derbi dhe kështu doli edhe më mirë”
, thotë Ramadani që vijon.


“Nuk e nisëm mirë ndeshjen me Vardarin dhe kur ishim në negativë e dija se secili duhet të bëjë më të mirën për të kthyer gjërat në favorin tonë. Në ato momente në kokë kisha vetëm të shkojmë përpara dhe kur kam pranuar topin para zonës kërkova vetëm të krijoj hapsirë dhe të tentoj portën. Fatmirësisht gjithçka doli si duhet dhe kur kam parë topin në rrjetë kam qenë njeriu më i lumtur në botë”
, përshkruan Florent Ramadani momentin e shënimit të golit të tij të parë me kuqezinjtë.

HT ⏱ Me golin e Ahmedit në minutën e 40 jemi në epërsi 1-2 pas pjesës së parë 💪#Shkëndija #VardarShkëndija

Posted by KF Shkëndija on Saturday, October 17, 2020


“Më gëzon pa masë suksesi i ekipit dhe fakti që përmbysja erdhi pikërisht pasi shënova për të barazuar. Në vazhdim dominuam dhe me meritë fituam bindshëm. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Nga 9-të ndeshje kemi fituar gjashtë dhe tre herë kemi barazuar dhe kjo mbase nuk është dashur të ndodh, por ne kemi luajtur edhe në Europë dhe lodhja sigurisht se do të ndjehej. Tani shikojmë përpara, na pret ndeshja e Kupës me Gostivarin që e vlerësojmë maksimalisht, ndërsa në vijim besoj të jemi në nivelin e duhur për të hapëruar drejt realizimit të objektivave. Personalisht premtoj maksimumin për paraqitje edhe më të mira dhe gola tjerë”,
 përfundoi Ramadani. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME