Fitorja detyrim kundër Makedonija Gj.P.

No image

Djemtë ‘kuqezi’ të dielën në Tetovë presin Makedonija Gj.P. të bindur për të dhënë më të mirën nga vetja në kërkim të fitores dhe tre pikëve. Takimi fillon në orën 15:30.

Shkëndija në kuadër të xhiros së 6-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë në Tetovë pret Makedonija Gj.P. në një takim ku ekipi duhet të rikthehet në rrugën e fitoreve. Barazimi i papritur javën e kaluar në transfertën me Bregallnicën në Koçani ka lënë të pakënaqur ekipin, mirëpo të gjithë janë të vetëdijshëm se skuadra ka forcë për t’u rikthyer më e fortë dhe kjo do të dëshmohet që ditën e dielë kundër Makedonija Gj.P.

MATCH PREVIEW| Pollozhani: “Të kthehemi në realitet, duhet vazhdimësi fitoresh”
Njëri prej futbollistët me më përvojë në skuadër paralajmëron se ekipi ka të qartë se nuk ka hapsirë për gabime tjera në kampionat dhe se të gjithë do të japin maksimumin për të kërkuar seri të gjatë fitoresh, duke nisur që nga ndeshja e të dielës me Makedonija Gj.P. në Tetovë.

2
“Është normal që ndeshjet e Europës kur kthehesh në kampionat lënë pasojat e veta, pasi që dihet se kur luan në Europë janë ndeshje mjaft të forta dhe kur kthehesh në kampionat dmth kthehesh në realitet dhe unë mendoj se kanë lënë pasoja. Mirëpo kjo nuk guxon të jetë arsyetim. Unë mendoj se në ndeshjen me Bregallnicën ne lamë dy pikë të arta që nuk duhet të ndodhë, pasi që jemi të vetëdijshëm të gjithë si staf dhe si ekip se ka qenë një ditë e keqe e jona dhe nuk duhet të përsëritet më. Normalisht ajo ndeshje duhet të jetë si pikë referuese për të mos humbur pikë, kur dihet se rivali jonë javën e kaluar mori tre pikët e mundshme, ne bëmë hap fals dhe unë mendoj se me maksimumin e gjithë futbollistëve ne duhet të rikuperohemi dhe të kthehemi në realitet, të kthehemi në kampionat pasi javët kalojnë dhe nuk duhet të humbim pikë”, porositi Artim Pollozhani.


Skuadra gjithë javën ka punuar për të qenë e përgatitur në maksimum për sfidën e rradhës, me stafin teknik që përveç plan-programit të rregullt kanë kërkuar të rikuperojnë sa më shumë lodhjen të një pjesë e futbollistëve. Periudhën e kaluar në lëndime janë ankuar Ibraimi dhe Radeski, mirëpo me shumë gjasa të dy do të jenë të gatshëm për lojë, ndërsa shkaku i dëmtimit më serioz jashta kombinimit mbetet i riu Shqiprim Taipi.
Përballja Shkëndija-Makedonija Gj.P. luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 15:30.