Fitojnë kadetët, një pikë pranë titullit

No image

Skuadra e kadetëve të Shkëndijës ka shënuar fitore 3:0 përballë Pobedës së Prilepit dhe në dy xhirot e fundit kanë nevojë për vetëm një pikë për të siguruar titullin e kampionit. Arbin Zejnullai bart skuadrën drejt trofeut, kësaj rradhe duke kontribuar me dy gola.

U17-shke-pob (3)

Trofeu i kampionit në kategori të kadetëve është nisur drejt Tetovës, pasi Shkëndija ka nevojë vetëm për një pikë në dy ndeshjet e fundit për të siguruar matematikisht titullin. ‘Kuqezinjtë’ kanë vazhduar me serinë e ndeshjeve pozitive, kësaj rradhe në kuadër të xhiros së 20-të duke mundur 3:0 Pobedën e Prilepit dhe duke bërë një hap të madh drejt sigurimit të vendit të parë. Kjo gjeneratë e Shkëndijës po zhvillon sezon të shkëlqyeshëm, ndërsa lëvizje të mençur mund të vlerësojmë kthimin e Arbin Zejnullai të luajë për këtë kategori. Mesfushori këtë sezon është paraqitur rregullisht me ekipin e juniorëve, ndërsa ka ushtruar vazhdimisht me ekipin e parë për të cilin edhe zhvilloi dy paraqitje. Mirëpo duke parë se kadetët janë në garë për titull, Zejnullai është kthyer të përforcojë këtë kategori, duke u treguar vendimtar me golat e tij. Nëse javë më parë shënoi golin e vetëm në fitoren 0:1 me Milanon, Zejnullai tani realizoi dy gola në triumfin 3:0 ndaj Pobedës. Shkëndija hapi mirë takimin dhe pas 14-të minutave lojë pikërisht Arbin Zejnullai zhbllokon rezultatin për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Zejnullai sjell golin e dytë dhe qetësinë për ‘kuqezinjtë’. Në minutën e 56-të mori fund historia e kësaj përballeje kur Alban Beqiri shënon për 3:0, që në fund ishte rezultati final i takimit. Kështu skuadra e drejtuar nga trajnerët Berat Imeri dhe Elbasan Munishi është ofruar shumë pranë titullit dhe në dy ndeshjet e fundit me Euromilkun dhe Shkupin ka nevojë për 1 pikë për të siguruar trofeun.
U17-shke-pob (2) U17-shke-pob (1)

SHKËNDIJA-POBEDA 3:0 (1:0)
Stadiumi me bar sintetik pranë Qendrës Sportive në Tetovë
Golashënues: Zejnullai 14′ dhe 50′, si dhe Beqiri 56′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Çadoroski, Osmani, Mislimi, I. Beqiri, Sherifi, A. Beqiri, Rexhepi, Velija, Zejnullai, Aliti, Fazllagiq.
Luajtën edhe: Delija, Aliu, Loki, Ajruli, Ibraimi.
Trajnerë: Berat Imeri dhe Elbasan Munishi

 

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.