Fitojmë 2:0 testin me Bregallnicën

No image

Besart Ibraimi dhe Leard Sadriu shënuan golat në fitoren 2:0 në testin me Bregallnicën në Shtip. Debuton në pjesën e dytë përforcimi i fundit Bruno Dita.

Shkëndija fiton ndeshjen e fundit kontrolluese para startit të sezonit të ri, duke mundur 2:0 Bregallnicën në Shtip. Ndeshja nisi me mundësi të vendasve që për pak nuk gjetën epërsinë pas vetëm katër minutave lojë, por u desh një intervenim shumë u mirë i Zahovit dhe më vonë shtylla ishte aleate e tanëve. Shkëndija ngadalë vendosi autoritet në fushë dhe filloi ndërtimin e shanseve me Alimin që solli kanosjen e parë në minutën e 16-të me goditje nga distanca. Bejtullai shkoi pranë golit me goditje me kokë pas harkimit të Ahmedit nga këndi, ndërsa në minutën e 21 përfitojmë nga një gabim i vendasve me Zejnullain që bllokohet në situatë u gjet në pozitë shumë ideale, ndërsa në vazhdim e majta e Dorievit nuk gjeti portën. Tentimin e fundit për gol në pjesën e parë e solli Totre me goditje nga distanca, por pa mundur të gjejë kuadrantin.

HT ⏱ Bregallnica 0 – 0 ShkëndijaPa gola pas pjesës së parë në Shtip.

Posted by KF Shkëndija on Saturday, August 1, 2020

Fillimi i pjesës së dytë solli epërsi për kuqezinjtë që shfrytëzojnë një pakujdesi të vendasve kur portieri pranon me duar topin e kthyer nga bashkëlojtari. Pas kombinimit të shkurtër nga goditja indirekte, Besart Ibraimi nga 6-7 metra godet saktë në rrjetë për epërsi 1:0. Pak pas golit trajneri Gjoka bëri 6-të zëvendësime, mes tjerëve duke i dhënë shansin të debutojë përforcimit të fundit, Bruno Dita.

Bruno Dita debuton në fanellën kuq e zi 🔴⚫️

Posted by KF Shkëndija on Saturday, August 1, 2020

Vendasit shkuan pranë barazimit në minutën e 76-të kur një harkim i mirë pritet nga Naumov, por goditje e tij me kokë shkoi skaj shtyllës. Dy minuta më vonë pas një këndoreje Krivak me kokë nuk gjen kuadrantin. Insistimi në sulm do të jepte rezultat tetë minuta para fundit kur harkimi i Nafiut gjen në zonë Sadriun, i cili me kokë shënon për 2:0.

Kështu Shkëndija fiton edhe ndeshjen e fundit kontrolluese para startit të sezonit të ri që nis fundjavën e ardhshme në transfertën me Shkupin.

BREGALLNICA-SHKËNDJA 0:2 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Shtip
Golashënues:
Ibraimi 58′ dhe Sadriu 82′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Aliti, Bejtullai (c), Sadriu, Murati, Zejnullai, Totre, Alimi, Doriev, Ahmedi, Ibraimi.
Luajtën edhe: Neziri, Nafiu, Es Sahal, Rexhepi, Dita, Ramadani, Imeri, Krivak, Elezi, Luma.
Trajner: Ernest Gjoka

Share Now

Related Post