Ernest Gjoka flet pas fitores me Sileksin

No image

Trajneri kuqezi jep verdiktin e tij për ndeshjen me Sileksin, duke vlerësuar se ekipi bën hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit.

• “Ishte me rëndësi të fitojmë sot pas pauzës, sepse ishim në ritëm të mirë”
• “Pavarësisht ishte offside apo jo, duhej të ishim më vigjilent të goli i Sileksit”
• “Kjo fitore ishte dhuratë për zotëri Destanin, i cili sot ishte në stadium”

Shefi stafit teknik i Shkëndijës, Ernest Gjoka ka folur për mediat pas ndeshjes të së dielës përballë Sileksit. Golat e Nafiut (63’) dhe Ibraimit (85’) në pjesën e dytë na dhanë fitore 2:1, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohëshëm të ekipit nga Kratova (Gjorgjeviq 70’).

Ernest Gjoka: Ishte një ndeshje e vështirë për hirë të së vërtetës, ne e kërkuam fitoren gjatë gjithë kohës. Ishim më shumë në sulm se sa në mbrojtje, por këto janë ndeshje të vështira dhe hap pas hapi e rëndësishme është se skuadra reagon, fiton dhe kjo është ajo që kërkojmë në kampionat për të vazhduar rrugëtimin tonë.”

Ernest Gjoka: “Ishte me rëndësi të fitojmë në ndeshjen e parë pas pauzës, sepse ishim në ritëm. Por gjithsesi edhe sot edhe pse e dinim se ndeshjet janë shumë të vështira, edhe pse e dimë se kundërshtarët mundohen që me çdo kusht të na gjejnë hapsirë dhe të na godasin në mënyrë që ne jemi gjatë gjithë kohës në fazën e sulmit, por e rëndësishme në kampionat është që të merren tre pikët. Ne besoj që e pamë gjithë që ishim gjatë gjithë kohës në kërkim të golit, në kërkim të lojës, në kërkim të fitores. Topin e kemi mbajtur shumë, kemi patur shumë mundësi, por janë këto aspektet e vogla që shënon, pastaj në një moment të caktuar pavarësish se mund të ishte offside apo jo, duhet të ishim shumë më vigjilent që mos ta fusnim prapë skuadrën në ato momente të krizës. Por shumë e rëndësishme ishtë që fituam, për të vazhduar të ecim përpara.”

Ernest Gjoka: “Personalisht doja sot të sillja edhe fjalën e skuadrës që kjo ishte fitore dhuratë për zotëri Destanin, që kishte kaq kohë që ishte larg nesh edhe për shkak të periudhës së pandemisë. Dhe kjo ishte dhuratë për atë njeri që mbështet Shkëndijën me gjithçka, na jep suport dhe ne na takonte sot t’i jepnim një kënaqësi meqë ishte prezent në stadium.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME