Ennur Totre flet pas golit kundër Bellasicës

No image

Mesfushori kuqezi Ennur Totre duket i bindur se goli i shënuar kundër Bellasicës do ta ndihmojë për tu përmirësuar dhe në të ardhmen më shpesh të gjendet në listën e golashënuesëve.

Ennur Totre të mërkurën ndihmoi skuadrën të fitojë 2:0 transfertën me Bellasicën, kur realizoi golin e dytë të takimit në minutën e 49-të. Goditje e bukur prej para zonës, që përplaset në shtyllë para se të ndalet në rrjetë për gol të parë sezonal të Totres. Për mesfushorin e talentuar kuqezi ky ishte goli i dytë në kategori të seniorëve, pasi debutesin e kishte shënuar para më shumë se dy vite e gjysmë në fitoren 4:0 kundër Metalurgut në Shkup (13 mars 2016). 22 vjeçari në një interivstë për kanalin e klubit flet për ndjenjën për të gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa mes tjerash manifeston besimin e tij në potencialin e skuadrës për realizimin e objektivave.

“Normal ndjehem i lumtur që munda të shënoj dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Më e rëndësishme është që ekipi fitoi tre pikët, ndërsa jam i kënaqur që kontribuova me gol. Kishte kaluar periudhë e gjatë që nuk kisha shënuar dhe goli gëzoi të gjithë. Sa i përket golit aksioni shkoi bukur, pranova asist të mirë në zonën për goditje, ndërsa për fatin tim të mirë topi përfundoi në rrjetë”, shprehet Ennur Totre që bëson të vazhdojë me këtë rritëm edhe në të ardhmen.

“Sigurisht se ky gol do të jetë motiv dhe shtytje për mua për të vazhduar të shënoj gola tjerë. Me rëndësi të vazhdojmë të japim më të mirën, ndërsa golat dhe fitoret do të vijnë. Kemi kapur seri të mirë prej të fitoreve me rradhë, triumfi në trasnfertën me Vardarin na ngriti motivin dhe tashmë me vetëbesimin e duhur besoj të vazhdojmë me fitore. Ky ekipi është i denjë të përsëris suksesin e vitit të kaluar. Të dielën kundër Shkupit shpresoj të vijnë sa më shumë spektatorë në tribuna, kurse ne në fushë do të bëjmë më të mirën për t’i gëzuar me fitore të re”, përfundoi Totre.

 

➡️ MaYa.mk