Ekipi i parë shkon në pushim dimëror

No image

Skuadra e parë e Shkëndijës nga e mërkura në mbrëmje ka shkuar në pushim të merituar dimëror, ndërsa rikthehet në start të përgatitjeve dimërore më 8 janar. Ekipi mbylli sezonin vjeshtor me seri pozitive duke u afruar 4 pikë me vendin e parë, ndërsa gjendet edhe në gjysmëfinale të Kupës.
2
Fitorja 4:0 me Shkupin dhe darka e përbashkët e futbollistëve, stafit teknik, kryesisë dhe anëtarëve të klubit ka shënuar shkuarjen në pushim dimëror të ekipit të parë të Shkëndijës. Skuadra përfundon vitin 2016 në pozitën e dytë në renditjen tabelare, 4 pikë larg vendit të parë dhe inkuadrim në mesin e katër ekipeve më të mira në Kupën e Maqedonisë. Pushimi ka ardhur në kohë të duhur për Shkëndijën, që ka nevojë për mbushje të ‘baterive’.
1
Ekipi kishte suksese historike në eliminatoret e Liga Evropës ku kaloi tre raunde dhe arriti deri në fazën e play-offit për hyrje në grupe. Kjo lodhi shumë skuadrën që pagoi haraçin në kampionat me disa rezultate jo të mira. Mirëpo ekipi tregoi karakter kur me një seri pozitive në fund të sezonit në 6-të përballje u shënuan 4 fitore dhe dy barazime, ndërsa me sukses u kalua edhe çerekfinalja e Kupës ku u eliminua Shkupi.
4
Përkundër vonesës katër pikë nga vendi i parë, Shkëndija ka sulmin më të mirë në kampionat që ka arritur të realizojë 34 gola, më shumë se çdo ekip tjetër në elitë. Kjo e len Shkëndijën në garë aktive për dy titujt në skenën vendore, që është përcaktim i klubit për këtë sezon.
8
7
Futbollistët do të qëndrojnë të lirë deri më 7 janar, ndërsa më 8 janar është paraparë grumbullimi i parë dhe starti i përgatitjeve dimërore.