Doriev: “Për mua Shkëndija është klubi numër 1 në vend”

No image

Sulmuesi anësorë pas zyrtarimit të marrëveshjes me Shkëndijën ka folur për pritjet dhe synimet e tij me fanellën kuqezi.

• “Të firmos me këtë klub është hap i madh për mua dhe karrierën time”
• “Këtu në Maqedoni, për medinim tim Shkëndija është klubi më i mirë”
• “Pres të fitoj shumë tituj me Shkëndijën dhe suksese edhe më të mëdha”
• “Secili në klub më ofron ndjenë pozitive, sikur gjatë kohë të jem këtu”

Ljupço Doriev me entuziazëm flet si kuqezi. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut vjen te Shkëndija nga rradhët e Akademia Pandevit, ndërsa pasi firmosi kontratën tre vjeçare, flet për aryset që e shynë të vinte në Tetovë, përshtypjet e para në klub dhe ambiciet për të ardhmen. 24 vjeçari nuk fsheh vlerësimin për Shkëndijën dhe beson se sukseset nuk do të mungojnë në periudhën që pason.

Ljupço Doriev: Është hera e parë në karrierë që marr këtë hap për të dalë të luaj jashta Strumicës. Këtu në Maqedoni për mua Shkëndija është klubi më i mirë. Të firmos me këtë klub është hap i madh për mua dhe jetën time.”

Ljupço Doriev: “Shpresoj të kemi suksese dhe të fitojmë titullin kampion. Në fakt për këtë edhe vij këtu në Shkëndijë, për të triumfuar, për të fituar trofe dhe për të shijuar suksese në Europë.”

Ljupço Doriev: “Jam pranuar shumë mirë këtu në Shkëndijë, deri në këtë moment gjithçka është si duhet dhe secili në klub më ofron ndjenë pozitive sikur gjatë kohë të jem këtu.”

Ljupço Doriev: “Besoj të adaptohem shpejt, me pjesën më të madhe të futbollistëve njihem, me disa kemi luajtur bashkë në ekipin përfaqësues, kështu që pres gjërat të ecin në rrugën e duhur.

Ljupço Doriev: “Premtoj se do të jap maksimumin e mundësive të mia dhe besoj se do të jemi në vend të parë. Pres tituj me Shkëndijën dhe suksese edhe më të mëdha.”

Share Now