Doriev: Ishte me rëndësi të nisim me tre pikë

No image

“Jam shumë i lumtur që goli im ndihmoi ekipin të arrinte fitoren. Kaluam me sukses këtë pengesë të parë që do të na ndihmojë shumë për vazhdimësi”, shprehet Ljupço Doriev.

Kuqezinjtë nisën mbarë gjysmësezonin pranveror, duke dalë me tre pikë nga një transfertë e vështirë si ajo me Sileksin në Kratovë. Starti gjithmonë din të sjellë vështirësi, posaçërisht nëse llogaritet edhe fakti se terreni nuk ishte në gjendjen më të mirë.

Gjithsesi skuadra bëri një sforco të madhe dhe duke kaluar të gjitha pengesat arriti të menaxhojë fitore 2:1, duke përmbysur rezultatin pas epërsisë së vendasve me Ivanovskin. Autogoli i Drashkoviqit në fund të pjesës së parë na ktheu në lojë, ndërsa Ljupço Doriev në minutën e 57-të shënon super gol me kokë për fitore dhe tre pikë.

Doriiiev për 2-1 🔥🔥 #SileksShkëndija

Posted by KF Shkëndija on Sunday, February 21, 2021

“Jam shumë i lumtur që goli im ndihmoi ekipin të arrinte fitoren. Ishte shumë me rëndësi të nisnim gjysmësezonin pranveror me tre pikë dhe ne kaluam me sukses këtë pengesë të parë që do të na ndihmojë shumë për vazhdimësi”, shprehet autori i golit të fitores për Shkëndijën në duelin me Sileksin, Ljupço Doriev. Kuqezinjtë tani shkojnë në kuotën e 42 pikëve dhe si lider ruajnë distancën prej 6-të pikëve me ekipin e vendit të dytë.

E fillojmë me fitore gjysmë sezonin pranveror 💪 #SileksShkëndija

Posted by KF Shkëndija on Sunday, February 21, 2021

 “Shkëndija synon titullin e kampionit dhe për të arritur këtë çdo duel ka vlerë maksimale. Sileksi është ekip problematik në terren vendas dhe ne e dinim se nuk do të ishte aspak e lehtë të fitojmë. Përkundër negativës, në asnjë moment nuk kemi menduar për dështim. E dinim se kemi potencialin për të dalë me tre pikë dhe duke dhënë mëksimumin e duke shtypur kundërshtarin, golat gjithsesi se do të vinin. Më vjen mirë që realizimi im ishte vendimtarë dhe kjo do më ndihmojë për të qenë edhe më i mirë në vazhdim. Fitorja me Sileksin arkivohet, vëmendja kthehet ka sfida e rradhës dhe ne përgatitemi për fitore të re në fundjavë”, përfundoi Doriev, që të dielën gjeti golin e 6-të sezonal, ndërsa është edhe asistenti më i mirë i ligës për momentin me 8-të asiste.

Skuadra pas rikuperimit të ditës së hënë, nga e marta ka vijuar me seancat stërviore për duelin e xhiros së 20-të kur të dielën në Tetovë përballemi me Vardarin.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME