Doriev bashkohet me Bejtullain e Totren te Maqedonia e Veriut

No image

Rritet  në 5 numri i kuqezinjëve në ekipet përfaqësuese, pasi Doriev e Luma bashkohen me përfaqësueset A dhe U21 të Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesja e vendit shënon suksesin më të madh në histori dhe në kualfikimin në EURO 2020 Shkëndija u përfaqësua me dy futbollistë. Egzon Bejtullai dhe Ennur Totre ishin pjesë e suksesit historik të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut që fitoi 1:0 Gjeorgjinë dhe për herë të parë siguroi pjesëmarrje në Kampionatin Europian. Kapiteni kuqezi luajti 90-të minuta, duke kontribuar direkt në suksesin e madh, ndërsa Totre takimin e ndoqi nga pankina.

Titullar dhe paraqitje pozitive për Leart Sadriun me Kosovën U21 që munden 0:1 nga shpresat e Shqipërisë. 

E ndërkohë në mes të pauzës ndërkombëtare, rritet numri i lojtarëve të Shkëndijës në ekipet përfaqësuese. Nga tre (Bejtullai, Totre e Sadriu), bëhen 5 kuqezi në përfaqësuese pasi ftesa shtesë kanë marrë Ljupço Doriev dhe Ensar Luma.

Doriev është bashkuar me Bejtullain dhe Totren të përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut për dy sfidat e fundit të edicionit të dytë të Nation League me Estoninë (15 nëntor në Shkup) dhe Armeninë (18 nëntor në Nikosia të Qipros).

Ndërkohë autori i golit të 900 për Shkëndijën në elitën e futbollit vendor, Ensar Luma, bashkohet me Maqedoninë U21 për përballjen e eliminatoreve për Kampionatin Europian, kundër Malit të Zi më 17 nëntor në Shkup. 


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME