Dita: “Zgjodha Shkëndijën sepse është klub serioz”

No image

Mesfushori defanziv pas firmosjes së kontratës dy vjeçare me Shkëndijën, për kanalin e klubit flet për përshtypjet e para dhe pritjet me fanellën kuqezi.

“Kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do të jap maksimumin për të arritur objektivat”
“Bashkëlojtarë që kanë qenë dikur këtu, më kanë folur shumë mirë për Shkëndijën.”
“Është klub serioz që merr pjesë çdo vit në Kupat e Europës dhe synon titulli kampion”
“Premtoj se do të jap maksimumin nga vetja ime dhe Shkëndija mbi të gjitha.”

Pasi ka mbyllur të premten sezonin me Skënderbeun në Super Ligën e Shqipërisë, mesfushori tiranas Bruno Dita ka udhëtuar drejt Tetovës ku hodhi firmën mbi kontratën dy vjeçare me Shkëndijën. I prezantuar zyrtarisht si pjesë e kuqezinjëve, 27 vjeçari me shumë entuziazëm pret fillimin e kësaj etape të re në karrierën e tij.

Bruno Dita: “Ndihem shumë i lumtur, mendoj kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do të jap maksimumin për të arritur objektivat e klubit.”

Bruno Dita: “Shkëndijën e zgjodha pasi kam pasur bashkëlojtarë që kanë qenë edhe pjesë e Shkëndijës dhe më kanë folur shumë fjalë të mira për Shkëndijën. Është klub serioz dhe tjetra është se skuadra merr pjesë çdo vit në Kupat e Europës dhe synon të dalë kampion. Për çdo lojtarë titulli kampion mendoj se është kulmi.”

Bruno Dita: “Jam shpallur kampion te Skënderbeu, por dëshira ime është të shpallem çdo vit kampion dhe mendoj se secili futbollist dëshiron të shpallet kampion. Shpresoj që edhe këtu ta fitojmë titullin kampion. Më kanë thënë dhe e kam parë edhe në video se tifozeria është shumë e flaktë dhe mendoj se do jetë gjë e bukur përpara tifozëve tanë të shpallemi kampion.”

Bruno Dita: “Të them të drejtën Shkëndijën e kam parë në kalimin e tureve të Europës vite më parë. Mendoj se ishte viti i parë që Shkëndija kalonte shumë ture në Europë. Aty mu shtua dëshira më shumë për ta ndejkur, duke parë që edhe është një skaudër shqiptare. Me Shkëndijën kam folur edhe në janar dhe u bë diçka konkrete, por vetëm kontrata që kisha me Skënderbeun nuk lejonte të bëhej finalizimi. Zoti deshi të firmosja tani dhe jam shumë i lumtur.”

Bruno Dita: “Normalisht se sa më shpejtë dua të zbres në fushë. Në një bisedë që kam pasur ditë më parë me profesor Nestin, i kam thënë që unë dua të jem sa më shpejtë me ekipin si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Por vetëm që kishim ndeshje me Skënderbeun dhe duhej ta përfundoja kampionatin. Por dëshira ime është që sa më shpejt të zbres në fushë.”

Bruno Dita: “Do të jap maksimumin nga vetja ime dhe Shkëndija mbi të gjitha.”

Share Now

Related Post