Demiri fillon me stërvitje të lehta

I lënduar në takimin e parë çerekfinal të Kupës me Vardarin në Çair, Besir Demiri ka filluar me stërvitje të lehta. Gjithsesi sezoni vjeshtor për të ka përfunduar, pasi nuk do të jetë i gatshëm për dy takimet e fundit me Sileksin dhe Shkupin.

Pas disa ditëve pushim, rrikthehet në stërvitje mesfushori Besir Demiri. Shkupjani zgjati muskulin e këmbës në takimin e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë dhe lëshoi takimet me Rabotniçkin në kampionat dhe atë të kthimit me Vardarin në Kupë. Pasi pranoi terapi për rekuperim, Demiri nga e premtja është rikthyer në stërvitje. Normal, fillimisht ndaras prej grupit me seanca më të lehta dhe vetëm vrapime nën mbikqyrje të mjekut të klubit dr. Driton Bexhetit. Besohet se për disa ditë do të mund të ushtrojë me ngarkesë maksimale, mirëpo gjithsesi sezoni vjeshtor për të ka përfunduar. Stafi teknik nuk e ka përfshirë në ekipin që do të luajë kundër Sileksit të dielën në Kratovë, ndërsa nuk do të jetë i gatshëm as për sfidën e mesjavës me Shkupin.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.