Deklarata | Qatip Osmani komenton fitoren ndaj Makedonija Gj.P.

No image

Jemi rikthyer në rrugën e fitores, duke mundur 3:1 Makedonija Gj.P. në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe në tre xhiro deri në fund mbajmë gjallë shpresat për titullin kampion. Barazimit të mesjavës 0:0 me Sileksin i jemi përgjigjur me triumf bindës ndaj Makedonija Gj.P., pasi Milev, Çinari e Ramadani realizuan në triumfin e 15-tê sezonal të kuqezinjëve.

….fitore e sigurtë….

Q. Osmani: “Loja si lojë ndoshta nuk pati ritëm sepse të luajturit edhe në mesjavë e bën të veten. Kjo vlen për të dyja ekipet, megjithatë ne bëmë detyrën dhe fitorja ishte e merituar.“ 

….skuadra menaxhoi mirë ndeshjen….

Q. Osmani: “Pas epërsisë 2:0 kishim një gabim individual, ku ndoshta ishte problem komunikimi i lojtarëve tonë. Pranuam atë gol dhe në pjesën e dytë e kishim patjetër ta kërkojmë golin e tretë. Edhe pse kundërshtarët na krijuan disa raste, pjesa e dytë u menaxhua ashtu si duhet dhe përfitoj nga rasti të uroj lojtarët për këtë fitore.“

.vazhdojmë të shpresojmë për titullin?….

Q. Osmani: “Jemi munduar ta përgatisim ekipin pikërisht për këtë sprintin final të kampionatit. Fatkeqësisht nuk varet gjithçka vetëm prej rezultateve tona, por e jona është që në çdo lojë të shkojmë në fitore. Të fitojmë tre ndeshjet tona, pastaj do shohim si do të dalin rezultatet tjera.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME