
Xhiroja e 32-të në LPFM solli humbje 2:1 nga Struga Trim&Lum në Tetovë në një ndeshje ku avansuam me golin e Shalës, mirëpo pas daljes së Ramadanit me të kuq, mysafirët me dy realizimet e Shabanit rëmbyen tre pikët.
…. ndeshja me Strugën….
Q. Osmani: “Ishte një ndeshje për prestigj. Uroj ekipin e Strugës për fitimin e titullit kampion dhe i uroj suksese edhe në Evropë. Sa i përket lojës së sotme mendoj se momenti vendimtar ishte kartoni i kuq i lojtarit tonë. Pas kartonit nuk mbyllëm kundërshtarin ashtu si duhet dhe kjo rezultoi me dy gola të mysafirëve.“
….ndeshja e fundit sezonale me Rabotniçkin….
Q. Osmani: “Do shkojmë të luajmë lojë tonë, sigurisht shkojmë për fitore. Shkëndija është skuadër nga e cila kërkohet fitore në çdo ndeshje, pavarësisht nëse jemi në lojë për trofe.“
